Report TV - Fier, Basha: 18 shkurti rrugë pa kthim, lëvizja në të gjithë vendin

Report TV 2017-04-01

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar nga Fieri qytetarët që t'i bashkohen protestës së PD në 18 shkurt.

Basha tha se kauza e kësaj proteste do jenë zgjedhje e lira dhe të ndershme, si dhe varfëria dhe padrejtësia. Ai tha se protestat do shtrihen në të gjithë vendin, deri në momentin kur qeveria të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

"Nga Fieri i them çdo qytetari të bashkohet masivisht me protestën e 18 shkurtit sepse ne nuk tërhiqemi, nuk ndalemi, nuk frikësohemi e as mashtrohemi. Jemi të vendosur për ta çuar këtë lëvizje deri në fund për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë derisa të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme.

Më 18 shkurt do marrim një vendim të madh në Tiranë, në emër të gjithë qytetarëve. Ajo që nisim më 18 shkurt në Tiranë është rrugë pa kthim, do shtrihemi në të gjithë Shqipërinë derisa tia kthejmë Shqipërinë qytetarëve dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugë tjetër për të vrarë dëshpërimin e frikën dhe për të kthyer shpresën nuk ka", u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form