Protesta e opozitës vijon në ditën e 68, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha një ditë pas dështimit negociatave me zyrtarin e PPE dhe raportuesin për Shqipërinë në PE, nga çadra mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, deklaroi se që sot kjo lëvizje bëhet gati të shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa javën tjetër nis bashkimi i armatave paqësore dhe fushë beteja e parë do të jetë Kavaja.
Sipas liderit demokrat koha për ta zgjidhur me dialog krizën po shkon drejt fundit, ndërsa aksioni i përshkallëzuar i opozitës do të jetë përmes akteve të mosbindjes civile nga Veriu në Jug.