Një punëtor i rafinerisë së naftës në Fier kërcënon të hidhet nga oxhaku pasi prej disa muajsh nuk ka marrë rrogën.
Agim Myrdini me një shishe benzinë në dorë kërcënon nga lartësia se do të vetëflijohet.
Ndërsa ai ka zgjedhur të protestojë në këtë formë kolegët e tij protestojnë së bashku me të në afërsi të oxhakut mbi të cilin qëndron Myrdini.