Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Sot linjt kryesore të autobuzave nuk punuan. Boshllikun e mbushën menjëherë furgonat dhe autobuzat privat. Kjo grevë një ditore e shoferëve dhe faturinove të autobuzëve vjen pas dy grevave një orëshe. Kërkesat e tyre janë; dyfishimi i pagës, largimin e menjëhershëm të linjave private pra furgonave, heqjen e taksës së solidaritetit dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Shoferët shpjegojnë se kjo grevë bëhet në bazë të kërkesave ekonomike, që janë bërë nga sindikata e shoferave. Ndërsa për kërkesën kryesore heqjen e furgonave kundër 650 grevistëve janë mijra qytetarë. Sipas tyre ekonomia e tregut nga ekonomia komuniste ndahet pikërisht në lënien e lirë të konkurencës.
Kështu që edhe greva e sotme si gjithnjë ra mbi supet e qytetarëve. Pensionistët, invalidët dhe të papunët shtypen nëpër urbanë vetëm për të kursyer pak lekë. Nga ana tjetër 650 punonjësit e parkut të autobuzave kanë kërcënuar se nëse katër kërkesat e tyre nuk plotësohen pas pesë ditësh do të shpallin grevë pa afat./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/