22 ditë afat për dy firmat e huaja të ndërtimit të rrugëve "Italstrade" dhe ajo maqedonase " Nefeli" për të përmbushur detyrimet e kontratave, në të kundërt këto firma do të ndëshkohen ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Spartak Gjini i cili ka deklaruar sot zyrtarisht ndaj këtyre firmave që të shtojnë kapacitetin e makinerive dhe dyfishimin e orëve të punës në rrugë.
"Dy nga këto firma janë pas me punimet. Ne po ndjekim pikë për pikë klauzolat e kontratës ku do t'u dërgojmë letër për prishje kontrate në rast se nuk plotësohen afatet. Më kontratë janë të paraqitura klauzolat të cilat detyrojnë firmat të marrin masat për të shtuar kapacitetet e makinerive, duke punuar me dy turne dhe ndër të tjera ka një sërë masash të cilat pas 28 ditësh nuk plotësohen, atëherë kalojnë në një klauzolë tjetër e cila i vë para përgjegjësisë. Neve na lë kuptimin e prishjes së kontratës me firmat ose paragjykimit të tyre që nuk kanë vullnet të punojnë."
Ndërkohë qeveria do të ushtrojë presionin e saj në përfundimin brenda 3 muajve të ardhshëm të aksese rrugore Fushë Krujë-Shullaz.
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/