Vezë me domate dhe patate nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial 2020-06-03

Views 4

Vezë me domate dhe patate
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1 patate
1 qepë
2 domate
2 lugë gjelle pure domate
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
majdanoz
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë pataten të prerë në kubikë të vegjël 0.5 cm e kaurdisim për 4-5 minuta. Shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë përzierjen për 3 minuta të tjera. Shtojmë domatet të qëruara bga lëkura, dhe të prera në kubikë të vegjël e përziejmë dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë domate, shtojmë 2 lugë gjelle pure domate, kripë, piper të zi dhe shtojmë pak ujë ½ filxhan kafe, vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë vezët syze, I rregullojmë me pak kripë dhe piper përsëri I mbulojmë me kapak se vezët të zbardhen e spërkatim me majdanoz dhe I shërbejmë të ngrohta me bukë të thekur.

Share This Video


Download

  
Report form