Patate furre me vezë dhe djathë
Përbërësit:
1 kg patate
40 gr gjalp
1 qepë
3 karrota
50 gr pure domate
4 kokrra vezë
3 lugë gjelle parmixhano i grirë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht qërojmë patatet I presim në feta rrumbullake, ( jo shumë të holla) normale dhe I vendosim në një për të zjerë vetëm 5-7 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin pak nga pak dhe kaurdisim qepën të grirë në kubikë, të vegjeël shtojmë karrotën të grirë në rende I përziejmë sëbashku. Kullojmë patatet dhe shtojmë në to qepën me karrotën të kaurdisim shtojmë puren e domates I përziejmë sëbashku. Lyejmë tepsinë 20x20 cm me pak gjalp dhe e nivelojmë atë. Rrahim 4 kokrra vezë, kripë, piper të zi dhe parimixhano të grirë I trazpjmë dhe mbushjen sipërfaqen e patateve e përkastim përësri me pak djath kackavall dhe e vendosim tepsinë në furrë ne temperaturë 220 gradë Celsius për 20 minuta.