#tvora #rtvoranews
Ndotja e lumenjve është një fenomen që vihet re në të gjithë vendin, ndërsa pranë qyteteve ata shndërrohen gati në kanale të ujërave te zeza. Nga Lezha, Ministri i Brendshëm, tha se nje pjesë e lumejve janë shndërruar në zgjatime të banjove ndaj paralajmëroi një reagim të ashpër kundër krimit mjedisor.
Ngjyra e ujit dhe këto mbetje tregojnë nivelin e ndotjes së Lumit Drin në pjesën që kalon në Lezhë!
Situata është alarmante, edhe në lumenjtë të tjerë të vendit, që sipas Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj janë shndërruar në kanale të ujërave te zeza.
''Konstatoj me keqardhje që vijat lumore, lumenjtë e vendi tonë janë pak a shumë janë zgjatime të industrive shqiptare. Gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme. Do të angazhohemi fort në kuadër të një programi, një përpjekje serioze e policisë dhe IKMT-së për të ndryshuar rrënjësisht situatën në këtë drejtim. E thashë edhe një herë. Nuk ka nderon, nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë turizëm, ekonominë, nëse lumenjtë i shndërrojmë në kanale të ujërave të zeza.''
Pasi inspektoi lumin, ministri foli për një plan veprimi për eleminimin e ndotjes.
Paralajmeroi masa të forta administrative si dhe ndekje penale për ndotësit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lumenjte-zgjatim-i-banjove-drini-shnderrohet-ne-kanal-te-ujerave-te-zeza
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp