Ora News – Durrës, Spitalla bashkëjeton me kanalin e ujërave të zeza

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Durrës, zona e Spitallës nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh bërë që banorët të bashkëjetojnë prej vitesh me kanalin e hapur të ujërave të zeza që kalon përmes banesave të tyre. Ata thonë se kanali është burim infeksionesh e se jetojnë përditë me frikën e sëmundjeve. Kur nisin shirat e vjeshtës, kanali ndikon drejtpëdrejt në përmbytjen e zonës.
Banorët e lagjes 15 e njohur si zona e Spitallës në Durrës, jetojnë në kushte të vështira higjienike. Shkak është kanali i ujërave të zeza i hapur, i cili përshkon përmes të gjithë zonën dhe krijon ndotje. Prej shumë vitesh, tashmë kjo zonë përveçse më e populluara është edhe nga më të ndoturat në Durrës. Banorët thonë se prej vitesh kanali qëndron në këtë gjendje, ku derdhen ujërat e zeza, hidhen mbeturina dhe kafshë të ngordhura, duke u kthyer në burim infeksionesh. Banorët shprehen se janë ankuar shpesh në Bashki dhe Prefekturë në lidhje më këtë problem, por shqetësimi i tyre nuk është marrë parasysh.
Banor: Shumë ka, shumë pislliqe. Duhet të ketë më shumë kujdes për heqjen e mbeturinave që heqin qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-spitalla-bashkejeton-me-kanalin-e-ujerave-te-zeza/

Share This Video


Download

  
Report form