Ora News – Shkodër, impianti i ri për trajtimin e ujërave të zeza, projekt kryesor

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një impiant i ri për trajtimin e ujërave të zeza të të gjithë bashkisë së madhe të Shkodrës është një nga projektet strategjike të planit vendor Shkodra 2030. Në Bashkinë e Kryeqendrës së Veriut thonë se në bashkëpunim me KFW tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për impiantin me kosto 3.5 mld lekë dhe do ti shërbejë rreth 200 mijë banorëve.
Ndërtimi i një impianti të ri për trajtimin e ujërave të zeza të të gjitha bashkisë së Shkodrës është një prej projekteve të cilësuara strategjike të planit të përgjithshem vendor.
Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Shkodrës, Aida Shllaku thotë se impianti do të jape impakt pozitiv në uljen e ndotjes së ujërave të Bunës, Drinit e liqenit të Shkodrës.
Aida Shllaku: Nqs ne do të arrinim të fitonim një investim kaq të rëndësishëm sic është pastrimi i ujërave të zeza, impakti cilësor i këtij sistemi do të ishte i dukshëm.
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza do të ndërtohet mes Beltojës dhe Berdicës. Në bashkëpunim me KFË Gjermane është bërë studimi i fizibilitetit dhe përveç reduktimit të ndotjes, investimi përmirëson edhe shërbimin nepërmjet zgjerimit të rrjetit të kanalizimeve.
Aida Shllaku: Studimi parashikon qartë mënyrat e disa opsione të ndërtimit të impiantit dhe kostit për secilin opsion të parashikuar, gjithashtu përcakton saktë edhe sasinë e përpunimit dhe vitet për sa do të shërbejë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-impianti-i-ri-per-trajtimin-e-ujerave-te-zeza-projekt-kryesor/

Share This Video


Download

  
Report form