Policia britanike ka nisur një hetim mbi pretendimet se nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht një mbidozë paracetamoli.
Bashkëshorti i saj, Antony, pretendon se askush nuk i tregoi për gabimin, të cilin duket e ka zbuluar vetë rastësisht pasi kërkoi raportin pas vdekjes muaj më vonë. Ai kontaktoi avokatët dhe policinë mes shqetësimeve se po bëhej ?një mbulim i ngjarjes?.
Megjithëse vdekja e 30 vjeçares, ishte raportua asokohe mjekut ligjor lokal, nuk u zhvillua asnjë hetim. Spitali Whiston i Merseyside, i kundërshton pretendimet se mbidoza kontribuoi në vdekjen e saj dhe i mëshon idesë se përgjegjësia për fatkeqësinë, rëndon mbi një sëmundje gjenetike që kishte gruaja e re.
Mësohet sakaq se ekspertë të pavarur që analizuan kartelën e saj mjekësore, thanë se qetësuesi, i marrë në atë lloj doze, kishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme mëlçinë e saj dhe mund të fajësohej për vdekjen e Higginson. I shoqi thotë se dy fëmijët e tyre nuk po e marrin dot veten nga fakti që iu desh t`i thonin lamtumirë aq papritur të ëmës në spital. Tani për zbardhjen e çështjes, pritet rezultati I hetimit policor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LauraHigginson#Britain#TopChannel