Reagimi i ish Ministrit Malaj per vjedhjen e thesarit (30 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-05-28

Views 2

Si ka ndodhur vjedhja dhe ku kanë shkuar 3 milion dollar. Shefi i hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme Agim Tirana ka deklaruar sot për Televizionin Klan se hetimet për skandalin e vjedhjes së thesarit ka ndodhur me 6 Janar të vitit 2000. Ne thotë Tirana nuk i kemi nisur hetimet bazuar në denoncimet e opozitës por tek një lajmërim të komisariatit të Policisë.
Shefi i hetimeve deklaroi prerazi dhe me siguri absolute se vjedhja ka ndodhur në Mars të vitit 1997 dhe se kjo është vërtetuar nga hetimet e deritanishme. Tirana e cilësoi çmenduri që thesari nuk është konsideruar si objekt i rëndësisë së veçantë dhe për më tepër tha ai nuk është ruajtur as si një objekt i zakonshëm. Tirana nuk pranoi të bëjë publik lajmin nëse vjedhja është bërë me çelësa në dorë apo me çarje muri pasi më ndalon ligji u shpreh ai. Shefi i hetimeve është shprehur mëse i sigurt se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja dhe do të gjenden se ku kanë shkuar dollarët e Krrabës.
Tirana pohoi se njëri nga tre personat e arrestuar është anëtar i Komisionit të Invetarizimit të Pasurive i cili varet nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Rendit Publik. Ndërsa ish Ministri i Financave Arben Malaj ka deklaruar për Tv Klan se nuk është e vërtetë se ka një vendim të kabinetit Nano që objekti i thesarit në Krrabë të jetë objekt i rëndësisë së veçantë. Malaj saktësoi se qeveria Nano ka kërkuar që institucionit qëndror, të cilat e ndjejnë të nevojshme të marrin objektet e tyre në ruajtje si dhe burime dhe përballimin e shpenzimeve për këtë qëllim të bëjnë propozim pranë qeverisë.
Propozimi tha Malaj është bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Rendit Publik dhe objekti i thesarit ka qënë dhe është si në çdo shtet të botës objekt i rëndësisë së veçantë. Malaj ka deklaruar se vjedhja kurrsesi nuk mund të ketë ndodhur me çarje muresh pasi muret janë ndërtuar tha ai për të përballuar dhe shpërthimet bërthamore. Atëherë i vetmi variant sipas kësaj logjike,mbetet që thesari me një vlerë prej 3 milion dollarësh të jetë vjedhur me çelësa në dorë.
Gjithsesi kjo është vjedhja më skandaloze që mund të ketë ndodhur deri tani, gjë që e detyroi vetë Kryeministrin Meta ta pranojë publikisht dhe nga ana tjetër ky skandal i ka vënë në dorë Opozitës një kartë elektorale në prag të zgjedhjeve lokale.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form