Reagimi i PD për KQZ - (2 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-05-28

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike dhe aletatët e saj e konsiderojnë vendimin e grupit parlamentar socialist, për zbatimin e parimit të paritetit vetëm në komisionet zonale, si prishje të marrveshjes politike të ?97. Opozita është e vendosur të kërkoj deri në fund zbatimin e këtij parimi edhe në komisionin qëndror të zgjedhjeve.

Ky është vendimi më i fundit i grupit parlamentar të PD, i cili është mbledhur sot nën drejtimin e kryetarit demokrat Berisha. Pas asaj që socialistët e kanë konsideruar lëshim për demokratët janë të pakta shpresat e pranimit të 13 amendamenteve të tyre.

Pal Dajçi, deputet i PD:- ?Ne s?pranojmë KQZ, ne pranojmë amendamentete tona të cilat i kemi dhënë dhe do ta ruajm votën tonë. Do ta ruajm në të gjitha format demokratike?.

Avokat Spartak Ngjela:- ?Shenjat janë jo të mira, përgjegjësinë do ta mbajnë ata që për një ligj elektoral nuk pranojnë konsensus. Unë e hodha mendimin tim e thashë që nuk ka mundësi që të jesh edhe palë edhe arbitër?.

Gjithësesi PD është e vendosur kësaj here për të mos bojkotuar zgjedhjet edhe me komision qëndror të pandryshuar. Po sipas liderve të saj ajo është e vendosur gjithashtu të mbroj votën e lirë të Shqiptarëve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form