Reagime per KQZ -ne , Jozefina Topalli dhe Fatmir Mediu (13 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-03

Views 2

Një ditë pas ftesës së zotit Mejdani drejtuar shoqatave dhe partive politike për të propozuar kandidaturat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kanë reaguar opozitarët. Nënkryetarja demokrate Jozefina Topalli u shpreh:
"Në fillim do tu rikthehemi dhe njëherë përpjekjeve të Partisë Demokratike për ta formalizur ardhjen e propozimit të KQZ-së të partive politike. Kjo duhej të ishte e shkruar në ligj për të menaxhuar pikërisht nenit që i përkiste, mënyrës së ardhjes së propozimit. Natyrisht për Partinë Demokratike është e rëndësishme të shfrytëzohet çdo mundësi dhe çdo dritare që hapet megjithatë un dëshiroj të përsëris që zoti Mejdani përpara se ti drejtohej partive politike i është drejtuar shoqatave dhe gjithsesi për ne mbetet një pakt që emërimi i dekretimit të KQZ-së të mbetet një subjektivizëm i zotit Mejdani. Për ne është e rëndësishme që raporti që ka pas ekzistuar dhe para vitit 1997 jo vetëm të komisioneve të zgjedhjeve por dhe në komisionet e tjera."
Fatmir Mediu u shpreh se kjo është një lojë politike e Presidentit.
" Me këtë respektimin e Kushtetutës së shkelur kemi kërkuar që të bëhen 3 propozime nga partitë politike duke përfshirë gjithë partitë politike sipas renditjes që ata kanë në raportet elektorale dhe pastaj edhe Avokati i Popullit i cili pretendohet të jetë i pavarur, i jepet e drejta të propozojë një të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra ti propozohet nga partitë politike Presidentit nga të dy krahët, mazhorancës dhe opozitës dhe pastaj ti propozohet Parlamentit".

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form