Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka zhvilluar një vizitë në një fermë në Lushnje. Duke inspektuar investimet dhe punë e fermerëve në një nga fermat më të mëdha të mbarështimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit, Rama tha se fermerët duket të lidhen dhe hyjnë në zinxhirin e tregtimit nga prodhimi deri tek shitja e produkteve duke u lidhur me pikat e grumbullimit, të cilat gjejnë dhe tregun përkatës.
"Nuk ke si i shet produktet nëse nuk je pjesë e një zinxhirti që shkon te pika e grumbullimit dhe aty krijon kontakte se çfarë do të prodhosh dhe ku do i shesësh. Ndodh se çfarë ndodh me tregun fermeri nuk ka pse preket, barra i mbetet atij te grumbullimi që gjen pikat e shitjes", tha Rama.
Kjo fermë e mbarështimit të lopëve dhe përpunimit të qumështit është kryer në bashkëpunim me financimet e BE-së, ku po modernizohen proceset në sistemin e mjeljes për një qumësht më të sigurtë në treg.