Report TV - Meta në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në UBT

Report TV 2016-03-15

Views 2

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kjo fabrikë e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit dhe e ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies.

Meta shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Panariti, zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj si dhe Rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fatos Harizaj.

Kryetari i Kuvendit tha se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve.

Ai vlerësoi fuqizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe shprehu kënaqësinë që studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore dhe të lidhin akoma më mirë dijet që ata marrin me përvojën konkrete.

Ai shprehu bindjen se ka ende punë për të bërë në mënyrë që të përmbysen në aspektin pozitiv, raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Meta, vizitoi po në ambientet e UBT-së edhe Laboratorin e Teknologjisë së Përpunimit të Drithërave dhe Produkteve Konditore i rinovuar falë kontributit të Prof. Abdyl Sinanit dhe disa kompanive private. Në këtë laborator modern studentët kanë të gjitha kapacitetet teknologjike për të përpunuar të gjitha produktet e drithërave dhe për të realizuar çdo analizë përkatëse për të parë me imtësi rezultatet dhe standardet e këtyre produkteve.

Pasi preu shiritin e inaugurimit dhe pasi u njoh nga afër me këtë investim mjaft të rëndësishëm për studentët e UBT-së dhe me proceset e punës së fabrikës, Kryetari i Kuvendit tha se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve.

Share This Video


Download

  
Report form