Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier është zhvilluar ceremonia e nisjes së fazës intensive të punimeve për gazsjellësin TAP, i cili do të shtrojë tubacionet edhe në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama, pjesë e ceremonisë veçoi avantazhet e këtij projekti për Shqipërinë.
Rama: TAP ka rehabilituar afro 100 km rrugë në zonat e Korçës, Çorovodës dhe Fierit. Ka ndërtuar dy ura të reja dhe ka rehabilituar 42 ura të tjera. U ka dhënë punë më shumë se 1700 personave, prej të cilëve 90% janë shqiptarë me një pagë mesatare 600 euro. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare është rritur numri i përfituesve nga shpronësimet ku kalon gazsjellësit. Mjafton të theksoj se që së bashku kemi plotësuar dokumentacionin për 13 mijë parcela, në total 17 mijë hektarë me 25 mijë përfitues.
Këto janë vetëm përfitimet e para, pasi prej ditës së sotme, siç tha kryeministri, nis një fazë e re, ku numri i të punësuar do të jetë mbi 4 mijë.
Rama: Sot, TAP hyn në një fazë të re dhe shumë të rëndësishme. Janë 215 km përmes të cilave gazsjellësi do të kalojë Shqipërinë. Numri i të punësuarve do të rritet në 4200. Vetëm nga procesi i ndërtimit do të gjenerohen gjatë vitit 2017, 57 milionë euro për prodhimin e brendshëm kombëtar të Shqipërisë. Përfitimet do të vijnë duke u përshkallëzuar vit pas viti derisa sa të vijë rrjedha e gazit në vitin 2020. TAP pritet të rrisë prodhimin kombëtar me 160 milionë euro në vit, ndërsa ekonomia jonë në 20 vitet e ardhshme do të përfitojë mbi 1 miliardë euro.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tap-ne-nje-faze-te-re-investimesh-rama-ne-2017-mbi-4-mije-te-punesuar/