#tvora #rtvoranews
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se më datë 18 maj do të zhvillohej takimi i Këshillit Bashkiak ku do të vendosej për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Por ky takim u zhvillua më 14 maj në fshehtësi të plotë ku u vulos dhe fati i teatrit. Këshilltari opozitar në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj shprehet se votimi i këtij vendimi u bë përmes e-mailit.
Sipas tij, kjo është një shkelje ligjore pasi vendimi nuk u diskutua nga anëtarët e këtij këshilli. Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se njësoj si Parlamenti, edhe në Këshillin Bashkiak, të gjitha vendimet duhet të diskutohen e më pas të hidhet vota.
Fabian Topollaj: Çështja nis rreth më shumë se 2 vite më përpara në kohën që mazhoranca nuk i kishte votat e nevojshme në Këshillin Bashkiak që mund ta bënte këtë procedurë nëpërmjet këtij këshilli siç po e bën tani. Mazhoranca për të shmangur mungesën e shumicës së kërkuar në këshill bëri një ligj special në Parlament me qëllim të shembte Teatrin Kombëtar. Një ligj që ka qenë haptazi antikushtetues pasi binte ndesh me disa parime kushtetuese përfshi me ligjin e vetëqeverisjes vendore që në hierarkinë e normës qëndron më lart dhe do të duhej të zbatohej përpara ligjit special.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/topollaj-votimi-shembjen-e-teatrit-ne-keshillin-bashkiak-u-be-me-e-mail-vendimi-nuk-u-diskutua
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv