Ora News - Këshilli Bashkiak vulos shembjen e Teatrit Kombëtar, mbledhja u mbajt në fshehtësi

Ora News Lajme 2020-05-15

Views 0

#tvora #rtvoranews
Me emergjencë dhe në fshehtësi të plotës, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vulosur dje (14 maj) shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mbledhja mësohet se është mbajtur në orën 13:00 të ditës së djeshme, ndërkohë që ishte raportuar se do të mbahej të hënën e 18 majit.

Dokumenti mban firmën e kreut të Këshillit bashkiak, Toni Gogu.

Televizioni Ora ka siguruar projektvendimin e Këshillit Bashkiak si dhe akt-ekspertizën e ekspertëve të qeverisë, që arrijnë në konkluzionin se kjo godinë duhet të ishte shembur që në vitin 1958, pasi që atëherë përbënte rrezik.

Sipas materialit, të cilin Bashkia nuk e ka vënë në dispozicion zyrtarisht për mediat, godina është ndërtuar në vitin 1938 si një eksperiment duke ndërthurur drurin me betonin. Madje nënvizohet se këto objekte kanë afat shërbimi jo më shumë se 20 vite.

Një konstatim i çuditshëm ky i arritur në aktekspertizën e dorëzuar pikërsht në datën 13 maj 2020, vetëm 5 ditë pasi Qeveria e kaloi ndërtesën në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit duke ia hequr kulturës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-vulos-shembjen-e-teatrit-kombetar-mbledhja-u-mbajt-ne-fshehtesi

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form