Pas shembjes se Teatrit Kombëtar, duhet parë përpara. Kështu thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa kërkon bashkëpunim për ta çuar përpara projektin e teatrit të ri.
?Na duhet akoma bashkëpunim tek teatri, 22 vite debat, 2 vite e gjysmë konsultime morën fund tani le të shohim përpara?.
Veliaj sulmoi politikën që është pozicionuar kundër shembjes, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë.
?Kush mendon që ato parti që kurrë as e shpallën monument kulture, as e financuan kurrë artin, kush është ai kulleri i Tiranës dhe i Prishtinës që nuk e kupton që me ne mund të ketë pakënaqësi, jemi larg i të qenit perfekt, por druri që hanë kur nuk bien dakord në sekondën e parë teksa bashkohen çetave që s?kanë qenë kurrë në teatër, as e dinë ku i bie teatri e kuptojnë që diferenca mes nesh dhe atyre është dita me natën?.
Premton se ndërtesa e teatrit të ri do të jetë një bizhu për kryeqytetin dhe kërkon gjithëpërfshirje për detajimin e projektit të arkitektit Bjarke Ingels.
?Dora është e shtrirë kemi 3-4 muaj kohë për ta detajuar për t?u siguruar që nuk i mungon asgjë për të pasur ndoshta bizhunë më të bukur të Tiranës tonë dhe ashtu siç vijnë njerëz për të parë sheshin ?Skënderbej? apo Pazarin apo Kalanë jam i sigurt do të jenë një kontingjent njerëzish që do të vijnë në Tiranë vetëm për të parë teatrin?.
Gjatë inspektimit të punimeve në një bllok banimi tek Njësia Nr 2, Veliaj tha se rregulli në qytet funksionon njësoj për të gjithë dhe nuk mund të lejohet të zaptohet hapësira publike.
Tv Klan