Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video të shembjes së një ndërtese në zonën e Kombinatit. "Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit. Tirana nuk ndalet, shkruan kryebashkiaku Veliaj në videon e postuar në rrjetin social Instagram.
Bashkia e Tiranës është duke zbatuar projektit për rikonstruksionin e gjithë rrugës nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat, ku janë prishur deri më tani disa servise dhe varreze makinash anë rrugës.Rruga e Kombinatit është duke u transformuar, duke krijuar lehtësira me shtimin e korsive të dedikuara për biçikleta. Gjithashtu po ndërhyhet në të gjithë rrugët dytësore, për një rrjet të plotë të rrugëve të asfaltuara në zonë.