Pas shembjes së TK, historiku i artit skenik shqiptar ‘i jetësuar’, përmes gardërobës dhe rekuizitës

Report TV 2020-05-27

Views 1

Regjisorët, artistët, kompozitorët, kostumografët edhe skenografët, që përmes shfaqjeve të tyre, si ?Njeriu, virtyti, kafsha?, ?Korbi i bardhë?, ?Mallkimi i fukarenjve?, ?Pallati 176? edhe qindra vepra të tjera shqiptare e të huaja, që u kanë dhuruar emocione të forta artdashësve, do të vazhdojnë të mbesin pjesë e pashlyeshme e historikut të artit skenik shqiptar.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, punonjësit e këtij institucioni janë duke inventarizuar gardërobën, rekuizitën, kolonat zanore.

E ashtuquajtura ?gardiania? e kostumeve të artistëve prej 28 vitesh, Koralba Priftin, e gjejmë duke sistemuar kostumet e Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës, Drita Pelinkut, Pavlina Manit, Rikard Ljarjes, Fatos Selës apo të mjeshtrit të karaktereve, Roland Trebickës, me të cilin ruan kujtime të ëmbla.

Nuk mungojnë as shpatat, sëndukët, valixhet, pasqyrat, kitaret, karriget, pjatat dhe lugët, që i kanë përdorur në skenë Marie Logoreci, Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe Yllka Mujo. 

Ekzistojnë ende edhe kolonat e rralla zanore të shfaqjeve ?Dasma e shokut?, ?Krisma pushkësh?, ?Toka e zjarrit?, ?Perfekti? apo ?Toka Jonë? e Çesk Zadesë në bobina shiriti, që prej viteve ?50.

Nga sistemi elektrikë punonjësit kanë marrë prozhektorë, pistoleta 1000 vat, kobat e fondalit dhe automate, të cilët janë ende funksionalë

Teatri Kombëtar u krijua në 25 maj të ?45, fillimisht me vetëm 35 artistë. Repertorit të trashëguar nga partizanët fillimisht, më vonë iu bashkuan dhe pjesë të reja, të realizuara mjeshtërisht nga regjisorët Sokrat Mio, Pandi Stillu, Andrea Pirro Mani, Kujtim Spahivogli dhe Mihal Luarasi.

Share This Video


Download

  
Report form