Syhana Reçi ishte në emisionin e mëngjesit për të na treguar detajet e ekspozitës së saj të fundit ku kishte një ndërlidhje mes muzikës, artit dhe fotografisë. Ajo shpjegoi që gjithë këto lëmi frymëzohen nga natyra dhe sa më tepër ta ruajmë dhe të kujdesemi për të, aq më tepër gjëra të bukura na ofron.