Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Pa art nuk ka komb, pa humor nuk ka jetë. Këto janë fjalët që aktorët thonë por që politikanët nuk i besojnë. Kërkesat disa mujore të aktorëve të Teatrit Kombëtar edhe pas takimeve me premtime të shumta zgjidhje nuk kanë gjetur. Pas grevave dhe kërcënimeve për mos dalje në skenë, rruga për më shumë sensibilizim ndaj asaj që ju ka munguar prej kohësh shikuesit, është protesta e aktorëve të të gjithë shqipërisë.
Marshimi ka nisur nga Teatri i Varietesë me parrulla dhe shirita të zinj të vendosur në krah, në shenjë të vdekjes së tyre që është arti. Për herë të parë në protesta dalin aktorë, të cilët përveç kërkesave të zakonshme për dorëheqje shënon të veçantën e saj se aktorët duan të punojnë. Por si kërkesë primare mbetet dorëheqja e ministrit të Kulturës Edi Rama si i vetmi shkaktar i pezllimit të punës së tyre.
Aktori Zef Deda:- ?Një popull që s?ka art është një bashkësi njerëzish, ai mbaron komplet. Pra ne po mundohemi sadopak, ti themi vetes se jemi gjallë dhe arti është gjallë. Ne kemi vënë shiritat e zezë se ndoshta arti vdiq?.
Vangjush Furrxhi:- ?Do të vazhdojmë javën e ardhshme grevën 1 orëshe të kësaj natyre, mbase me ngjyrime të tjera, mbase me parrulla të tjera?.
Në kohën që aktorët ndaluan përpara ministrisë së Kulturës, kryeministrisë dhe presidencës, duke kërkuar dorëheqje të ministrit të Kulturës Rama, ky i fundit ndodhej në presidencë për një tjetër aktivitet./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/