Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My" />
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My"/>

"Ju flet Moska": Ç'duhet Teatri Kombëtar, kemi teatrin ARMO të Besos

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj iu rikthye sërish çështjes ARMO. Marrë shkas nga debati i fundit për Tetarin Kombëtar, Myftaraj ironizoi se vendit tonë nuk i duhet një i tillë pasi e sfidon në përmasa teatri ARMO.

Myftaraj: Këto ditë në Shqipëri, një pjesë e madhe e komunitetit të aktorëve më të shquar të vendit dhe shumë intelektualë janë duke protestuar ndaj një plani të qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe për ndërtimin aty me një projekt jo shumë të qartë të një teatri të ri si pjesë e një kompleksi ndërtesash me funksion tjetër. Kjo nuk ka lidhje me temën e sotme përveçse tërthorazi. Pse i duhet Teatri Kombëtar një vendi ku krijohen shfaqe teatrale të natyrshme, shfaqe reale të paarritshme nga teatrot më të mëdha të botës? Është një pyetje natyrës satirike por ka vërtetësi të madhe brenda për mënyrën si zhvillohen ngjarjet në vendin tonë. Ne kemi teatrin ARMO, një teatër i përmasave të mëdha. ARMO është rafineria naftës në Ballsh, bashkë me aneksin e saj në Fier. Ballshi është Bylysi i vjetër bashkë me amfiteatrin ku ka pasur shfaqe antike tetari, pra me traditë teatri.

ARMO sot është teatri më i madh në Shqipëri në një kuptim që, i parë ata naftëtarë që vinin në Tiranë dhe kërkonin rrogën. E gjitha ishte një shfaqe teatrale e regjisorit të famshëm të biznesit të naftës dhe teatrove tani, Besnik Sula i njohur si Besoja i Tajvanit. Merrte ushtrinë e tij të naftëtarëve dhe e sjell në Tiranë gjoja për ti bërë presion qeverisë. Do marrim një tjetër kompani nga ofshoret pasi falimenton e para. Falimentoi paraardhësja se është e disata rresht, pra IRTC.Është një teatër i madh. Pse ka nevojë për teatër kombëtar një vend që bën këtë teatër? Në 2016 zëvëndës/kryeministri Peleshi dhe Ministri Ahmetaj na prezantuan Harry Sargeant IV, investitorin gjoja të madh amerikan.

Do vinte në punë ARMO-n. Do bënte investime të mëdha. Do sillte investitor të mëdhenj amerikan. Kur erdhi ky kryeministri Rama nuk shkoi fare pasi e dinte se kush ishte ky. Dhe ky person që kishte borgje në Amerikë dhe kërkohej nga autoritetet amerikane për borgjet që ka dhe detyrimet që ka ndaj shtetit e në listën e zezë të tenderave të Pentagonit, u zhduk një ditë pasi mori dhe një kredi bankare në vitin 2017 dhe ndodhen ato që ndodhen, protestat e minatorëve. Por, ndodhi që e vërteta ishte që IRTC ishte një kompani dekorative e krijuar në ofshoret, aty ku mund të krijosh kompani të rreme, pra në ishujt e vegjël të Oqeanëve, ku të japin leje për çdo gjë, qeveri fiktive për gjithë botën. Pra na doli se i vërteti ishte Besoja dhe shikoni se si e luajti teatrin në një emision.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-cduhet-teatri-kombetar-kemi-teatrin-armo-te-besos

Share This Video


Download

  
Report form