Arkiv - Reforma per Teatrin Kombetar, aktoret: Rama te dorehiqet si minister Kulture (6 Mars 1999)

RTV KLAN 2020-05-16

Views 3

Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga takimi i Sindikates se Aktoreve dhe Asamblese se Teatrove te Shqiperise ku marrin pjese aktoret. Flet aktori Ferdinand Radi dhe regjizori Alfred Trebicka.

Vazhdojnë debatet për të ardhmen e Teatrit Shqiptar, ndërkohë që Asambleja e Teatrove të Shqipërisë dhe Sindikata e Aktorëve, kanë vendosur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të pezullojnë dhënien e shfaqjeve në të gjithë teatrot shqiptare. Por a duhet të vazhdojnë reformat në Teatrin Shqiptar. Dy kërkesat kryesore të aktorëve janë dorëheqja e Ministrit të Kulturës Rama dhe pezullimi i përgatitjes së projektligjit për Teatrin.

Ferdinand Radi: Këtu nuk flitet që aktorët nuk janë dakort për reformën. Të gjithë aktorët sidomos aktorët që aktualisht janë sot në punë janë për reformën në Teatër. Por këtë reformë duhet ta bëjnë personalitete të teatrit, njerëz që kanë punuar me teatrin, që e njohin mirë teatrin. Unë e kam thënë në shtyp nuk them që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar po them që do të shkatërrojë kulturën shqiptare.

Por edhe zërat kundër kërkesave të teatrove shqiptare janë rritur duke kërkuar që reforma dhe përgatitja e projektligjit për Teatrin të vazhdojnë.

Alfred Trebicka: Teatri nuk duhet parë si azil, që dikush mund të thotë që kam 20 vjet apo 30 vjet që punoj këtu dhe për hir të këtyre 30 vjetëve do të marrë një shpërblim në thonjëza, që të vazhdojë të jetojë në teatër. Në Teatër do të jenë ata që vërtet kanë punuar dhe 30 vjet por që janë vërtet profesionistë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form