Teatri Kombëtar sjell premierën e dytë të sezonit të ri artistik. "Familja Tot", një komedi brilante nga autori hungarez Orkeny Istvan. Premiera absolute do të mbahet në datat dt.21-22-23 Tetor, ora 19:00.
Kjo premierë do të sjellë në skenë aktorët më të mirë shqiptarë. Aktorët që do të intepretojnë në këtë shfaqe janë Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndriçim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toçe, Xhevahir Zeneli.