Report TV -Garancitë sovrane, Malaj: Mund të kemi braktisje të vendit nga mospërkrahja e bujqësisë

Report TV 2020-05-16

Views 0

Ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë për Report TV se garancitë sovrane janë mbështetje për ekonominë por duhet të ishte mbështetur bujqësia. Sipas tij mund të kemi valë emigrimi nga mospërkrahja e bujqësisë. Malaj shton se garancia e parë ende nuk dihet nëse ka pasur efekt në ekonomi.

"Të dyja paktat fiskale që kanë në themel të tyre garancinë sovrane, pra është një angazhim i qeverisë që me taksat e popullit shqiptar kërkon të lehtësojë zhvillimin ekonomik sepse është mundësia më e mirë për rritje ekonomike dhe për ulje deficiti dhe borxhi. E vetmja rrugë që të eci është që të qartësohen shkaqet e hezitimit të bankave tregtare sepse bankat duan fitim ndërsa qeveria ka detyrime të qarta që të mbrojë të papunët, të paaftët e të pastrehët ne do të dëgjojmë të gjitha mundësitë do të bashkohen bankat, tregtarët, biznesmenët që ekonomia e Shqipërisë të mos shkojë në pikën -9% sepse papunësia i bie të rritet me 100 mijë veta. Problemi më i madh është që njerëzit do të detyrohen të braktisin vendin nga mospërkrahja e bujqësisë dhe do të jetë plaga më e rëndë dhe qeveria do të duhet të jetë sa më transparente me informacionin", është shprehur Malaj.

Share This Video


Download

  
Report form