Report TV - Meta tregon se pse nuk mund të ulë Ramën dhe Bashën në tryezë: Kemi krizë serioze

Report TV 2019-05-29

Views 0

Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendi ndodhet në një krizë serioze politike, por u dha përgjigje të gjithë atyre që thonë se përse kreu i shtetit nuk i ul Ramën dhe Bashën në tryezë për të zgjidhur ngërçin. "Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund t'i shmangemi, duhet të sillemi me përgjegjësi, jemi vend i NATO-s, kemi detyrim të garantojmë sigurinë dhe si një vend që dëshiron të çelë negociatat. Pasi vendi pësoi 1997 u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme.

Në vitin 2008 për dy ditë ia hoqëm të gjitha vidat Kushtetutës dhe kaluan nga sistemi parlamentar te sistemi i mbyllur partiak. Kjo është e vërteta për situatën që kemi sot. Dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por sistemi ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata. Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses" tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form