TIRANE - Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të votohet në Parlament sa më parë, ndërkohë që në aktivitetin e saj nuk do të ndërhyjë asnjë qeveri apo ministër, pasi versionin e kapjes së Byrosë e rrëzoi edhe Gjykata Kushtetuese. Kështu ka deklaruar sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka theksuar edhe njëherë se është qeveria që ka përgjegjësinë për të dhënë konsensusin e saj.
?Projekti i Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk është ai që kishte ndërmend Edi Rama, pasi ishte një plan për të kapuar hallkën kundër korrupsionit. Kush beson se korrupsioni luftohet nga Ministri i Brendshëm që është i akuzuar me lidhje me kriminelët, gabon. Lufta ndaj korrupsionit duhet të ndërtohet pa ndërhyrje politike, ku qeveria s?do ketë gisht në aktivitetin e saj, as nga kjo qeveri e as nga ndonjë tjetër? ka thënë Basha.
Ai ka shtuar se, lufta ndaj korrupsionit kërkon vullnet të hekurt politik, ndaj u mendua struktura e Byrosë siç është konceptuar me ndihmën e SHBA, është një taskë forcë permanente, instrument i përhershëm i prokurorisë e policisë gjyqësore për te hetuar korrupsionin.
Basha ka shtuar se SHBA ka vënë në dispozicion 8 milion dollar për të trajnuar prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.
?Kemi një draft ndaj Byrosë që është komentuar dhe sot nëse ka vullnet politik s?kemi arsye të presim, ta çojmë në Parlament e ti hapim rrugë përzgjedhjes së punonjësve të policisë e prokurorëve dhe trajnimit të tyre. Politikisht problemi qëndron se Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta, gjithçka tjetër është një farsë? përfundoi ai.