Ora News - Koronavirusi nuk ndal zgjedhjet në Universitetin e Tiranës

Ora News Lajme 2020-05-14

Views 0

#tvora #rtvoranews
Universiteti i Tiranës pritet të hapë procedurat e zgjedhjeve ditën e hënë. nga data 4 deri në 8 maj ëshët afati i regjistrimit te kandidatëve për Rektor dhe për anëtarë senati. por ndryshe nga sa përaktohet në rregullore, zgjedhjet do të bëhen me të njëjtët anëtar të KIZ.

Megjithëse mësimi në auditor është pezulluar për shkak të koronavirusit, të hënën do të nis procesi zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.

deri më tani senati I universitetit ka zhvilluar vetëm një mbledhje, ku përcaktuar rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve, pas kësaj gjithccka ka mbetur pezull. anëtarët e komisionit zgjedhor kanë mbetur të pandryshuar, duke mos hapur garën për një komision të ri, apo dhe duke mos përcaktuar qartë nëse do të kryejnë anëtarët actual procesin.

Kryetare e KIZ është Majlinda Keta ndërsa anëtarët e tjerë të KIZ janë Bernard Dosti, Oriona Mucollari, Gledian Caka, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe Eno Lushka, të cilëve u ka mbaruar mandati.

Tashmë për fakultetet kandidatët do të regjistrohen nga data 4 maj deri në tetë maj. Përjashtim bën fakulteti I drejtësisë, për të cilin anëtarët e vjetër të KIZ kanë vendur nisjen e aplikimeve në 30 prill.

Në këto kushte dhe vetë procesi, bëhet i atakueshëm, pasi nuk janë zbatuar të gjitha etapat e procesit.

Madje mësohet se rektorit të UT I është kërkuar disa herë të thërrasë mbledhjen e Senatit, por ende nuk ka një nismë.

Pas administrimit të kandidaturave, është KIZ që hap fushatën duke u lënë konkurrentëve një muaj kohë, por në kushtet kur komisioni është në mandate të paqartë, pikëpyetjet që ngrihen janë të shumta.

Sa i përket studentëve të cilët duan të bëhen pjesë e senatit, në bazë të rregullores duhet që së bashku me dokumentacionin përkatës të paraqesin dhe listën e 100 personave mbështetës të tij.

Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë studentët dhe pedagogët me kohë të plotë në këto institucione, ndërsa përjashtohen nga e drejta për të kandiduar të punësuarit gjatë muajit të procesit zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/koronavirusi-nuk-ndal-zgjedhejt-ne-universitetin-e-tiranes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS