Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në universitetin e Tiranës kanë mbetur dhe 915 kuota bosh për në raundin e dytë, garë e cila do të hapet në 15 shtator. Rektori i universitetit të Tiranës Mynyr Koni tha se 4716 studentë janë regjistruar në këtë raund të parë të hyrjes në institucionet e arsimit të lartë.
Koni: Në raundin e parë janë regjistruar 4 716 studentë nda 5631. Kanë mbetur edhe 915 studentë që janë në dispozicion për raundin e dytë.
Ata që kanë një mesatare të lartë kanë mundësinë më të madhe për të qënë fitues.
Koni: Nga vlerësimet paraprake përkatëse rezulton se në nivel universiteti, mesatarja e studentit të fundit të regjistruar në universitet është 8 e lartë. Kjo është një cilësi shumë e lartë për universitetin e Tiranës.
Raundi i dytë do të jetë një gara nga e para; kandidatët për studentë mund të zgjedhin 10 preferenca të cilat i zgjodhën në raundin e parë; ose mund ti ndryshojë ato.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-universitetin-e-tiranes-915-kuota-te-lira-u-regjistruan-85-e-studenteve/