Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule, kërkoi ribashkimin e Universitetit të Mjekësisë dhe atë të Politeknikut me Universitetin e Tiranës. Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë ai tha se një universitet më i madh dhe i fuqishëm do të ishte më cilësor për formimin e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule e ka cilësuar të padrejtë coptimin që i është bërë Universitetit të Tiranës ndër vite. Në ceremoninë e diplomomit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, Kule kërkoi që Mjekësia dhe Politekniku të ribashkohen me Universitetin e Tiranës për ta bërë atë më cilësor dhe më të fuqishëm.
Kule: UT krahasuar me mesazhin e bashkimit që përcjell viti i Skënderbeut për fat të keq ka pësuar praktikën e coptimit. Ndaj nuk ka ditë më të bukur se viti i Skënderbeut i cili promovon bashkimin për të ribashkuar UT, ashtu siç janë të gjithë kolegët në Europë. I bashkuar, i madh, i fuqishëm, cilësor çdo pjesë brenda të madhes është më e fuqishme.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, përmendi në fjalën e saj rezultatet e larta të studentëve të këtij fakulteti dhe i konisderoi ato fryte të reformës së arsimit të lartë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhori-kule-kerkon-ribashkimin-e-mjekesise-dhe-politeknikut-me-universitetin-e-tiranes