Rrëfimi i Rakip Lamaj: Interpretimi më rrënqethës i Robert Ndrenikës nuk u regjistrua kurrë

RrezeDielliOfficial 2020-05-14

Views 0

Në një rrëfim në emisionin ?Rreze Dielli? grimieri historic I Kinostudios ?Shqipëria e Re? ka sjellë detaje nga prapaskenat e xhirimeve në filmat shqiptarë.
Ai thotë se teksa xhirohej filmi ?Mësonjëtorja?, dubla më e bukur e Robert Ndrenikës, nuk u xhirua kurrë.
"Më kujtohet një moment. Ne po xhironim te hotel Elbasani, I cili është pranë pazarit të Korçës. Dhe ishte pikërisht momenti I helmimit të Robert Ndrenikës. Ishte një plan shumë i gjatë. Ne I thonim me metra, ju flisni me sekonda. Ai ishte rreth 100 metra, ose 200 sekonda filmike, që xhironin dhe shumë film. Berti ishte në një lartësi të jashtëzakonshme, sa grupi griu para atij interpretimi. Në momentin e dublës së tretë regjisori ishte shumë I kënaqur dhe tha stop. Ndërkohë Berti kërkoi edhe një dubël tjetër. Ai e ndjente që mudntë jepte më tepër. Regjisori Muharrem Fejzo duke mos dashur t?ja prishte Bertit, por duke mos dashur edhe të harxhojë film, I thotë operatorit xhiroje pa film. Ajo dubël që u xhirua pa film, një interpretim i jashtëzakonshëm, një dubël që xhirohej pa film, më kujtoher regjisori që I përhumbur mezor tha ?Stop? dhe kur pjestarët e grupit e morën vesh që ajo dubël ishte pa film, të gjithë u përlotën. Nuk u regjistrua kurrë." rrëfen grimieri.

Share This Video


Download

  
Report form