Përpara shpëtimit të jetës, nuk i ka interesuar asgjë se çfarë ka ndodhur në atë shtëpi në Kombinat, as aroma e keqe që kundërmonte që te shkallët, as shënimet e nënës, Zhaneta Josifi për ritualin e ringjalljes, këtë ia lë kriminalistikës. Një lëvizje e vogël e Blertës, të vetmes së mbijetuar nga ajo tragjedi, e kanë drejtuar zjarrfikësin, Luan Shehaj drejt saj duke i dhënë ndihmën e parë.