Elton Çapoku, bashkëshorti i Enkeleda Çapokut që u vra nga kunati i saj Erdeti, ka folur në një lidhje telefonike për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus.
Eltoni fajëson instancat shtetëror që nuk morën masa të parandalonin vrasjen e gruas së tij, pasi Enkeleda kishte kallëzuar Erdetin.
Nga burgu i Fierit ku vuan dënimin për një vepër penale prej pothuajse 7 vitesh, bashkëshorti i Enkeledës rrëfen se nuk kishte mundur të merrte leje për shkak të kallëzimit që Enkeleda kishte bërë ndaj vëllait të tij.
Ai madje pohon se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i kishte dhënë leje as të shkonte në varrimin e bashkëshortes, që mbeti e vrarë më 9 Janar në zonën e Paskuqanit.
Elton Çapoku: Ky si shtet nuk mori masat që e la të lirë të vepronte siç deshi ai lloj monstre. Dhe e dyta, kur unë kam aplikuar për punë leje, ai i plotfuqishmi i zonës, prokuroria e të gjitha këto, nuk kanë marrë masa.
Spartak Koka: Çfarë do të thotë nuk kanë marrë masa?
Elton Çapoku: Nusja ime kishte bërë një urdhër-mbrojtje. Shteti nuk ka marrë masa fare, as që e ka thirrur ndonjëherë në polici.
Spartak Koka: Emisioni Uniko ka arritur të sigurojë një dokument nga Policia e Shtetit, ndoshta për herë të parë pas gjithë këtyre ditëve, nga krimi makabër i ndodhur në shtëpinë tuaj, i cili tregon se Enkelejda është paraqitur në polici, është një kallëzim i bërë në datën 19 Shtator të vitit të kaluar, kur Enkeleda rrëfente përpara oficerëve të policisë gjyqësore të Komisariatit Nr.5 se kërcënohej, kanosej nga vëllai juaj. Por vepra penale është referuar për kanosje dhe jo për dhunë në familje, e cila do t?i garantonte bashkëshortes dhe vajzës tuaj një urdhër mbrojtje. Kjo është problematika përse nuk është dhënë. Cila ka qenë arsyeja përse është referuar gabimisht?
Elton Çapoku: Këtë dua të di dhe unë.
Spartak Koka: Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me Erdetin?
Elton Çapoku: Me atë kohët e fundit nuk i kam pasur shumë mirë. Kishte filluar i bënte këto budallaqet nuses edhe vajzës, prandaj e kam marrë dhe në telefon i kam thënë largohu, mos të shkosh më aty. Unë kam 7 vjet këtu në burg. Mua më kanë marrë në qafë, më kanë prishur familjen, më prishi jetën. Edhe për varrim nuk më kanë çuar. Unë kam një vajzë 18 vjeç, kush do ma ushqejë mua vajzën?
Spartak Koka: Nuk keni marrë pjesë në varrimin e gruas tuaj?
Elton Çapoku: Jo nuk më ka nxjerrë drejtoria e Burgjeve. Kam 2 vjet e 3 muaj që kërkoj leje shpërblyese, kam bërë gjysmën e dënimit, më takon të dal me leje...
Spartak Koka: Dhe sa ju ka mbetur pa shlyer nga dënimi?
Elton Çapoku: Kam 2 vjet e 8 muaj.
Spartak Koka: Na u tha nga Hajria që ju keni patur një telefonatë me bashkëshorten tuaj pasditen e datës 9 Janar, disa orë përpara se të ndodhte krimi, dhe i keni kërkuar që të tërhiqte kallëzimin sepse Erdeti mund të bëhej i rrezikshëm sërish ndaj vajzës dhe bashkëshortes tuaj.
Elton Çapoku: Kam aplikuar për punën e lejes më 26 Dhjetor. Dhe më datën 6 Janar ka vajtur letra në komisariat. Edhe kam ç...