Ndihmë për serat e fermerëve/ “Subvencionim i TVSH-së për plastmasin që përdoret” - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi njoftoi nismën më të fundit për fermerët. Qeveria do të subvencionojë TVSH për plasmasin që përdoret në sera. Ministri vizitoi një nga serat më të mëdha të luleshtrydhes në Fier dhe tha se kjo nisëm do të reduktojë sadopak kostot për fermerët.?Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t?i paguajë pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë?, tha ministri Çuçi.Pas një situate të vështirë të eksporteve gjatë muajit mars kohë kur u shfaq pandemia, tashmë situata është drejt përmirësimit. Një nga produktet që po shitet me një çmim të lartë, prej 200 lekë për kg është luleshtrydhja, më I larti në 6 vitet e fundit.Aplikimet për fondet e Skemës Kombëtare të këtij viti do të nisin brenda muajit maj. Të gjitha veprimet do të bëhen online me zero dokumenta. Fondi i parashikuar për vitin 2020 është 744 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë.

Share This Video


Download

  
Report form