Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike bashkëbisedoi sot me fermerë dhe banorë të njësisë Administrative, Shushicë të Elbasanit. Basha prezantoi planin e Partisë Demokratike për bujqësinë ndërsa u tha banorëve dhe fermerëve të Shushicës se vendosja e NIPT-it nga e ana e qeverisë ishte karremi për të vendosur TVSH-në për ta.
Gjatë një takimi me kryetarin e opzoitës Lulzim Basha, fermerët e Elbasanit u shprehën kundër vendosjes së TVSH-së pasi sipas tyre kjo do t?i rrënojë përfundimisht, ndërsa renditën një seri problemesh që siç shprehen ata po i detyrojnë të braktisin tokën.
Fermeri: Fermeri tani është i detyruar ta braktisë tokën dhe kanë filluar të mos e mjellin, për arsye se shteti nuk i merr në konsideratë kërkesat, mundësitë dhe detyrimet që ka ndaj fermerëve.
Fermeri: E kanë shit naftën dhe i kanë ndarë lekët përgjysëm. Ka ardhë për të gjithë fermerët: kaq dynym tokë kaq litra naftë. Komuna, kryetari i komunës e ka shitur.
Fermeri: Tani ujin na e kanë futur në sahat.
Basha: Çfarë uji kanë futur në sahat?
Fermeri: Ujin e ujitjes ma kanë futur në sahat, duhet të paguash paret më tha.
Basha prezantoi planin e Partisë Demokratike për bujqësinë, ndërsa u tha banorëve dhe fermerëve të Shushicës se vendosja e NIPT-it nga e ana e qeverisë ishte karremi për të vendosur TVSH për ta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-shushice-vendosja-e-nipt-it-kurth-futjen-e-fermereve-ne-skemen-e-tvsh-se