Vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.
Veç bashkëkoordinimit Francë-Belgjikë dhe Francë-Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare.
Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën Schengen, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.
Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën Sc, si dhe masat në kufirin e gjelbër./tvklan.al