Kthehet avioni me 34 persona ne Rinas

RTV KLAN 2019-09-27

Views 1

Në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian, organizuar nga Franca dhe Frontex dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, këtë të premte u riatdhesuan 34 shqiptarë, nga të cilët 29 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, të riatdhesuarit kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, kishin kërkuar azil dhe kishin tentuar të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet Francës.
Autoritetet thonë se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.
Ndërkohë Policia Kufitare do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.
"Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero", thotë më tej Policia e Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form