Grabitja në Rinas/ Ndalohen disa persona, sekuestrohet serveri i kamerave të një vile në Elbasan

Report TV 2019-05-28

Views 0

Gati dy javë nga grabitja në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit policia ka vënë në pranga katër persona prej të cilëve më tej pritet të zbërthehet përfshirja edhe e tetë personave të tjerë që janë në kërkim nga autoritetet. Çështja është konsideruar top sekret për shkak se hetimet ende vijojnë për të kapur bashkëpunëtorët e grabitjes së miliona eurove më 9 prill në aeroportin e Rinasit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.

Aksionet më masive të policisë janë bërë në qytetin e Elbasanit, aty ku një ditë më parë u zbulua servisi ku ishte modifikuar furgoni me mbishkrimin "hetimi Tatimor" me të cilin grabitësit u futën deri në pistë dhe u arratisën më tej me paratë. 100 metra larg këtij servisi në fshatin Karakullak të Elbasanit, në një vilë policia ka marrë në dorë serverin e kamerave të sigurisë së një vile tre katëshe të pabanuar. Të arrestuarit janë Alkond Bengasi, Saimir Çela (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale), Renaldo Sula, dhe F.B.

Forcat RENEA kanë kontrolluar ditën e sotme shtëpinë në pronësi të Saimi Çelës, i njohur ndryshe si Tale Cela. Kjo banesë ndodhet rreth 100 metra pranë servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes së Rinasit.

Në vilën tre katëshe nuk jeton njeri, por dëshmitarë thonë për gazetarin Aldo Kozarja, se në këtë vilë shihet shpesh një djalë i ri, pavarësisht se ajo është një shtëpi e pabanuar. Dyshimet e policisë janë se ai mund të ketë lidhje me personat që kanë kryer modifikimin e furgonit.

Policia ka seksuestruar edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese dhe një kompjuter.

Share This Video


Download

  
Report form