Amnistia fiskale, Rama: Do te votohet me 84 vota, s’do të kete shans njeri ta ktheje mbrapsht

RTV KLAN 2020-03-04

Views 1

Kryeministri Edi Rama deklaroi se amnistia fiskale dhe penale që premtoi gjatë Kongresit të PS-së, do të votohet në parlament me 84 vota, dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë shans që të kthehet mbrapsht për arsye politike.

?Amnistia do të jetë fiskale dhe penale dhe do të votohet me 84 vota që nuk do të ketë shans të vijë njeri ta kthejë mbrapsht për arsye politike?, tha kryeministri në seancën plenare të kësaj të hëne.

Sipas kryeministrit, subjekt i amnistisë do të jenë emigrantët, kursimet e ndershme të të cilëve do të futen në banka.

?Për të adresuar këtë pasiguri dhe për të njohur të drejtën e formalizimit dhe të gjithën e atyre që vjen nga djersa e punës së ndershme të emigrantëve shqiptarë, që kanë kursyer për të mbajtur veten dhe familjet e tyre. Këto janë kursime të ndershme që ne do i hapim rrugën e futjes në banka, duke i përjashtuar nga çdo lloj kontrolli i çdo lloj natyre i çdo lloj regjimi të jetës së përditshme siç ka ndodhur dhe do të ndodhë pas amnistisë?, tha Rama.

Ndërkohë nga amnistia fiskale dhe penale nuk do të përfitojnë personat që kanë fituar para në mënyrë të jashtëligjshme si dhe politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe punonjësit e policisë.

?Janë të paamnistueshme të ardhurat e politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, punonjësve të policisë dhe rretheve të tyre familjare dhe subjekteve që janë subjekt i deklarimit të pasurisë?, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri, sqaroi njerëzit se Operacioni Forca e Ligjit nuk ka të bëjë me amnistinë, pasi ka objekt personat që e kanë kryer procesin gjyqësor./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form