Militantët e PD-së dhe LSI u mblodhën për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama që po kthehej nga Pusteci për të prezantuar kandidatin në Pogradec. Të pranishëm ishin edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji, Endri Brahimllari dhe simpatizantë të tjerë të opozitës.
E ndërsa incidente nuk pati, debati dhe përplasja verbale mes ish-deputetëve të PD-së dhe n/ drejtorit të policisë së Shtetit, Gjovalin Loka nuk mungoi. Zyrtari i policisë u tha se ata që thanë se ?do ia heqin pantallonat nga koka? do të mbajnë përgjegjësi.
Ndërkohë që policia kishte marrë masat për të shmangur incidentet dhe bllokimin e rrugës. Në momentin që kaloi eskorta nuk u shënuan incidente. Pak ditë më parë në Librazhd u shënuan incidente, pasi u godit eskorta e kryeministrit.
Pjesë nga debati
Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t?ia heqë pantallonat nga koka.
Klevis Balliu: Çfarë pantallonash?
Gjovalin Loka: Ata që e kanë shkruar t'i dalin për zot
Klevis Balliu: Kë kërcënon?
Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.
Endrit Brahimllari: Ruaj qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp.