Shiu, era dhe bresheri perfshijne vendin

RTV KLAN 2020-02-27

Views 0

Temperaturat e ngrohta aspak tipike për muajin Shkurt ia kanë lënë vendin shiut dhe borës. Era e fortë dhe dallgët kanë shkaktuar probleme në porte. Tragetet me Barin dhe Ankonën janë nisur nga Durrësi me disa orë vonesë.
Në kryeqytet era e fortë është shoqëruar me breshër. Sipas sinoptikanëve, kjo ka ardhur për shkak të uljeve të menjëhershme të temperaturave. Kjo situatë pritet të jetë edhe për ditën e premte.
Fundjava pritet të sjellë një përmirësim të motit. Por kjo vetëm për dy ditë. 10 ditët e para të Marsit do të vijojnë me reshje shiu, por temperaturat do të jenë të larta, deri në 20 gradë Celcius.

Share This Video


Download

  
Report form