Ora News - Mot ekstrem në pranverë, dëbora dhe era e fortë përfshijnë verilindjen

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një stuhi ere dhe dëborë përfshiu vendin këtë të enjte edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës. Në Bulqizë, lëvizja thuajse ëstë paralizuar, ndërsa në Kukës, temperaturat zbritën nën zero. Në rrugët nacionale ka prezencë akulli e dëbore, ndaj kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Një stuhi e fuqishme ere dhe dëbore përfshiu Bulqizën këtë të enjte.

Temperaturat janë me disa gradë dhe lëvizja në qytet thuajse u paralizua.

Bora arriti deri në 10 centimetra në pak minuta, dhe policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në rrugë për shkak të ngricave dhe erës së fortë.

Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, moti i keq me reshje dëbore ka pëfshirë të gjithë verilindjen e vendit.

Në Peshkopi, dëbora ka mbuluar çatite e banesave por nuk ka shkaktuar problematika as në zonat malore ku arrin deri në 35 cm.

Në Kukës, reshjet e dëborë u rikthyen në mëngjes me intensitet të lartë, ndërsa temperaturat zbritën deri në minus 2 gradë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bulqiza-perfshihet-nga-nje-stuhi-ere-dhe-bore

Share This Video


Download

  
Report form