Ora News - Viktima dhe dëme në vend nga moti i keq dhe era e fortë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë së shtunës në Vlorë. Ndër të tjera era e fortë ka shembur një shtëpi në Babicë dhe ka shkaktuar pezullim të lundrimit në det. Era e fortë ka sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Një i vdekur dhe dhjetra deme materiale ne automjete dhe banesa jane shenuar ne Vlore per shkak te motit te keq.
Era e forte me rreth 96 km ne ore ka rrezuar nje vetrate xhami ne katin e dyte te nje pallati banimi, e cila eshte bere shkak per vdekjen e 67 vjeçarit Ramadan Kaçi nga Vlora i cili ka qene duke kaluar ne rruge.

Kaçi qendroi ne spital per rreth 2 ore ku iu dha edhe ndihma e shpejte por plaget e marra ne koke dhe demtimet nga xhami i kane shkaktuar atij vdekjen. Ngjarja ndodhi rreth ores 11"45 ne lagjen '28 nentori' te Vlores, ne afersi te kishes Ortodokse.
Ndër të tjera era e fortë që arrinte deri në 7-8 ballë ka shkaktuar shëmbjen e një ndërtese që shërbente si bilardo në Babicë por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Moti i keq ka shkatuar bllok-out edhe ne portin e Vlores, ku dallgezimi shenoi 5 balle ne gji dhe 8-9 balle ne det te hapur. Kjo detyroi kapitenerine e portit te Vlores te pezullojë lundrimin detar per tragetin e linjes së Brindisit si dhe te urdherojë anijet dhe peshkarexhat te ankorohen ne vendstrehime te sigurta ne triport dhe portin e jahteve ne Rradhime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/moti-i-keq-dhe-era-e-forte-shkakton-viktima-dhe-deme-ne-vend

Share This Video


Download

  
Report form