Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në portet e disa qyteteve.Tragetet në portin e Vlorës dhe Sarandës janë nisur me vonesë për shkak të kohës së keqe. Ndërkohë në portin e Durrësit dhe të Shëngjinit situata paraqitete normale, ndërsa moti parashikohet të përkeqësohet në orët në vijim.
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe me erë ka krijuar probleme në disa porte të vendit, duke vështirësuar punën në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Lezhë.
Në portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës, por bëhet me dije se pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme.
Për shkak të kësaj situate, trageti u ankorua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët e qytetit.
Më problematik mbetet aksi rrugor që lidh portin mes bulevardit dhe trasballkanike megjithatë mbetet i kalueshëm.
Ndërkohë në portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.
Në portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.
Edhe në portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapitenerite e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/reshjet-e-shiut-situata-ne-portet-e-vendit