#rtvora #oranews
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj, foli në mbledhjen e taskforcës së Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me masat e marra për parandalimin e koronavirusit. Sipas Merkaj, në të gjitha pikat kufitare janë shtuar kontrollet ndërsa janë përgatitur pyetësor të posaçëm për udhëtarët. Ndërkohë, sa i përket situatës së panikut, Merkaj u shpreh se Policia e Shtetit ka nisur hetimet për mesazhet audio dhe të shkruar të përhapur në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.
Eduart Merkaj: Janë caktuar korridore të dedikuara për linjat e pasagjerëve që vijnë nga shtete me risk. Vazhdon trajnimi i përbashkët me të gjithë punonjësit e policisë, nga masat paraprake deri te kontrollet nga ana e specialistëve. Ne kemi përgatitur pyetësorët për të gjithë pasagjerët. Për ata shtetas që vijnë nga vende që është përhapur koronavirusi kemi përgatitur pyetësor përkatës. Këto pyetësor bëhen në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Kemi bërë takime edhe me shoqatat e udhëtarëve, të cilët në vënë në dispozicion një ditë më parë listat e pasagjerëve, duke na krijuar mundësinë për të identifikuar vendin e orgjinës së udhëtarëve. Ne jemi vënë në dijeni për disa mesazhe që kanë shqetësuar publikun, duke e vënë përpara një situate kaosi. Unë di që kanë nisur hetimet nga policia për këto mesazhe, dhe besoj se që kur të përfundojnë hetimet dhe ata do kenë diçka për t`i thënë publikut.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mesazhe-perhapjen-e-koronavirusit-ne-shqiperi-merkaj-policia-ka-nisur-hetimet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp