Ora News - Situata e koronavirusit në Shqipëri, 4 viktima dhe 119 raste të reja në 24 orë

Ora News Lajme 2020-08-02

Views 0

#tvora #rtvoranews

Situata e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet serioze ku është rritur sërish numri i të shtruarve në spitale me simptoma të rënduara.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 4 viktima si pasojë e koronavirusit ku në total numërohen 117 viktima.

Gjithashtu u shënuan 119 raste të reja nga 482 teste të kryera. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4290.

Viktima ? Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin ?Shefqet Ndroqi? një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të shtruar ? Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Të infektuar ? Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon ? 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Të shëruar ? Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2,397 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli i ministrisë

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 ? Statistika (21 Korrik 2020)

Testime totale 36388

Raste pozitive 4290

Raste të shëruara 2397

Raste Aktive 1776

Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 893

Durrës 201

Shkodër 201

Vlorë 100

Lezhë 89

Korçë 63

Kukës 52

Elbasan 51

Fier 43

Berat 35

Dibër 26

Gjirokastër 22

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/situata-e-koronavirusit-ne-shqiperi-4-viktima-dhe-119-raste-te-reja...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS