Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Policisë së Shtetit seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë. Zoti Haki Çako përsëriti disa herë se policia e shtetit nuk ka pasur asnjëhere pajisje të përgjimit telefonik.
Lidhur me pajisjen e përgjimit Çako tha se kishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Haki Çako: Në emër të Drejtorit të policisë së Shtetit deklaron me përgjegjësinë time që policia e shtetit në të gjithë aktivitetin e saj ka kryer vetëm detyrat në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin e parashikuar nga Kuvendi. Ludhur me çështjen që jam thirrur jam më se i qartë se policia gjatë gjithë veprimtarisë nuk ka pasur, nuk dhe nuk mund të ketë paisje përgjimi. Nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit. Për këtë jam më se i sigurt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/haki-cako-policia-e-shtetit-nuk-ka-dhe-nuk-ka-pasur-pajisje-te-pergjimit-telefonik/